PROBLEMEVE LIGJORE
TË PRONËS SUAJ,
NE JU JAPIM ZGJIDHJE!
Ne ofrojmë shërbime juridike cilësore në fushën e pasurive të paluajtshme, regjistrimin fillestar dhe përmirësimin ose përditësimin e tyre.
NJOHURI JURIDIKE – URTËSI NJERËZORE.
RRETH NESH
Zyrë avokatie që ofron shërbime ligjore, ndërmjetësim dhe konsulencë në aspekte të ndryshme. Ofrim i shërbimeve ligjore për Personat Fizik dhe Juridik, shtetas shqiptarë ose të huaj. Përfaqësim i personit në institucione publike dhe private.
-Aktivitet ndërmjetësimi
-Kryerje të çdo veprimtarie të lejuar nga ligji për profesionin e avokatit
-Kryerje të investimeve në fusha të ndryshme të ekonomisë, shit-blerje të pasurive të paluajtshme
-Ndjekje të procedurave për regjistrimin fillestar të pasurive të paluajtshme si dhe përmirësimin ose përditësimin e tyre.
19+
Vite Eksperience
130+
Klientë te lumtur
3
Regional Offices
45+
Legal Associates
SHËRBIMET TONA:
Të besueshme, koherente, diskrete dhe cilësore në zbatim të ligjeve në fuqi.
Dëshironi të blini një pronë?
Ne ju garantojmë konsulencën
më të mirë juridike dhe ligjore në lidhje me risqet që mund të ketë investimi mbi një pasuri të paluajtshme.
Kërkoni të dini nëse prona juaj ka problem ligjor?
Ne kryejmë një hetim administrativ të detajuar që në origjinën e pronës deri te pronari i fundit (transaksioni i fundit).
Keni mbivendosje të pronës?
Ne ju ofrojmë zgjidhje ligjore
për të zgjidhur mbivendosjen
e krijuar në pronën tuaj.
Ju është bërë një dëmshpërblim apo kompesim i padrejtë
i pasurisë suaj të paluajtshme?
Ne ju ofrojmë ndjekjen e procedurave administrative dhe gjyqësore për një dëmshpërblim real sipas vlerës së tregut.
Dëshironi të zhvilloni pronën tuaj?
Ne ju ndërmjetësojmë me investitorë dhe firma ndërtuese serioze me përqindjet (normat e përfitimit
në ndërtim) më të mira në treg.
Kontrata në lidhje me pasuritë e paluajtshme?
Ne ju ofrojme konsulencë juridike
dhe hartim të kontratave në lidhje
me të drejtat reale mbi pasuritë
e paluajtshme.
Kërkoni të zgjidhni problemet tuaja jashtë dyerve të Gjykatës?
Ne ju ofrojmë konsulencë juridike në fushën e ndërmjetësimit duke ju kursyer kohë, para dhe stres.
Dëshironi regjistrim fillestar të pronës?
Ne ju ndihmojmë në regjistrimin fillestar të pronës suaj, duke ndjekur procedurat administrative dhe gjyqësore në rast nevoje.
Si funksionon?
Filloni me hapin e parë:
Konsulencë duke na treguar arsyet tuaja se përse duhet të fillojmë këtë çështje.
Konsulenca
Kontaktoni zyrën tonë
për të rezervuar një takim.
Strategjia e veprimit
Avokati bashkë me ju, do të hartojë
një strategji që duhet ndjekur
sipas akteve ligjore dhe nënligjore
të Republikës së Shqipërisë.
Veprimi
Avokati përgjegjës do të fillojë veprimet e tij sipas marrëveshjes së hartuar në Strategjinë e Veprimit.