REALIZONI TË DREJTËN TUAJ TË PRONËS ME NDIHMË JURIDIKE TË KUALIFIKUAR.

Njerëzit na kontajnë Ne, kur kanë probleme ligjore me pronën e paluajtshme. 

Merr edhe ti vendimin e duhur.

Shërbimet tona:

Zyrë avokatie që ofron shërbime ligjore, ndërmjetësim dhe konsulenca te ndryshme.

Dëshironi të blini një pronë?

Ne ju garantojmë konsulencën më të mirë juridike dhe ligjore në lidhje me risqet që mund të ketë investimi mbi një pasuri të paluajtshme.

Kërkoni të dini nëse prona juaj ka problem ligjor?

Ne kryejmë një hetim administrativ të detajuar që në origjinën e pronës deri te pronari i fundit (transaksioni i fundit).

Keni mbivendosje të pronës?

Ne ju ofrojmë zgjidhje ligjore për të zgjidhur mbivendosjen e krijuar në pronën tuaj.

Ju është bërë një dëmshpërblim apo kompesim i padrejtë i pasurisë suaj të paluajtshme?

Ne ju ofrojmë ndjekjen e procedurave administrative dhe gjyqësore për një dëmshpërblim real sipas vlerës së tregut.

Dëshironi të zhvilloni pronën tuaj?

Ne ju ndërmjetësojmë me investitorë dhe firma ndërtuese serioze me përqindjet (normat e përfitimit në ndërtim) më të mira në treg.

Kontrata në lidhje me pasuritë e paluajtshme?

Ne ju ofrojme konsulencë juridike dhe hartim të kontratave në lidhje me të drejtat reale mbi pasuritë e paluajtshme.

Kërkoni të zgjidhni problemet tuaja jashtë dyerve të Gjykatës?

Ne ju ofrojmë konsulencë juridike në fushën e ndërmjetësimit duke ju kursyer kohë, para dhe stres.

Dëshironi regjistrim fillestar të pronës?

Ne ju ndihmojmë në regjistrimin fillestar të pronës suaj, duke ndjekur procedurat administrative dhe gjyqësore në rast nevoje.

Probleme të ndryshme me ligjin?

Ne ju ofrojmë shërbime ligjore, ndërmjetësim dhe konsulenca të ndryshme.

Si funksionon?

Filloni me hapin e parë:
Konsulencë duke na treguar arsyet tuaja se përse duhet të fillojmë këtë çështje.

Konsulenca

Kontaktoni zyrën tonë
për të rezervuar një takim.

Strategjia e veprimit

Avokati bashkë me ju, do të hartojë
një strategji që duhet ndjekur sipas akteve ligjore dhe nënligjore të Republikës së Shqipërisë.

Veprimi

Avokati përgjegjës do të fillojë veprimet e tij sipas marrëveshjes së hartuar në Strategjinë e Veprimit.