ÇFARË E BËN ZYRËN TONË TË JETË NDRYSHE
Branko/Elmazi Law Firm

Avokati që ju zgjidhni t’ju përfaqësojë dhe këshillojë,
është padyshim një nga vendimet më të rëndësishme që ndërmerrni.

ME PËRVOJË. TË VENDOSUR. TË KUALIFIKUAR.

RRETH NESH

Zyrë avokatie që ofron shërbime ligjore, ndërmjetësim dhe konsulencë në aspekte të ndryshme. Ofrim i shërbimeve ligjore për Personat Fizik dhe Juridik, shtetas shqiptarë ose të huaj. Përfaqësim i personit në institucione publike dhe private.

-Aktivitet ndërmjetësimi
-Kryerje të çdo veprimtarie të lejuar nga ligji për profesionin e avokatit
-Kryerje të investimeve në fusha të ndryshme të ekonomisë, shit-blerje të pasurive të paluajtshme
-Ndjekje të procedurave për regjistrimin fillestar të pasurive të paluajtshme si dhe përmirësimin ose përditësimin e tyre.

Vitae

Klodian Branko

Klodian Branko

Klodian Branko, lindur në Skrapar më datë 14.11.1980, disponon një karrierë të suksesshme, 12 vjeçare në funksione shtetërore që lidhen ngushtë me sektorin e pasurive të paluajtshme dhe ka drejtuar pozicione të larta, duke u kthyer në një ‘Institucion’ për zgjidhjen e qindra çështjeve të pronës.

2017-2021 – Zëvendës Drejtor të Zyrave Rajonale të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë
2016-2017 – Shef Sektori të Zyrave Rajonale të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë
2014-2016 – Ekspert i “Task Force për verifikimin e titujve të pronësisë në bregdet” ngritur me urdhrin e Kryeministrit
2010-2013 – Shef Sektori të Zyrave Rajonale të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë
2009-2010 – Specialist-jurist të Zyrave Rajonale të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë
2007-2009 – Zëdhënës i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
2005-2007 – Avokat i liçencuar, në mbështetjen juridike për klientë të ndryshëm në fushën e të drejtës civile-private, penale, publike, tregtare dhe përfaqësimi i tyre në gjykatat e rrethit gjyqësor, pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë, me nr Liçence 2708
2005 – Fiton titullin ‘Avokat’ me nr Liçence 2708
2005-2007 Gazetar Juridik dhe Shef kronike pranë gazetës Standart
2004-2005 Gazetar Juridik pranë gazetave Shekulli, Biznesi dhe botime Spektër
1999-2003 – Diplomuar Jurist në Fakulteti Drejtësisë, Universiteti Tiranë

Vitae

Rezart Elmazi

Rezart Elmazi

Rezart Elmazi, lindur në Tepelenë më datë 5.03.1981, zotëron një karrierë të gjatë në funksione shtetërore dhe ka mbajtur pozicione të larta drejtuese që lidhen me sektorin e pasurive të paluajtshme.

4 qershor 2021 – Drejtor i Drejtorisë së ligjësimit të pronës në njësinë e Titujve të Pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK
2014 – Ekspert i “Task Force” ngritur me urdhrin e Kryeministrit si dhe Regjistrues të Zyrave Rajonale të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Vlorë, Tiranë, Durrës, Kamëz
Për disa vite – Përgjegjës Sektori i Strehimit Social, ku ushtronte detyrën si hartues dhe implementues i politikave lokale të strehimit social në Bashkia e Tiranës dhe me pas Përgjegjës Sektori për Administrimin e Ndërmarrjeve dhe kryente monitorimin e aktivitetit ekonomiko-financiar të ndërmarrjeve industriale në administrim të Bashkisë së Tiranës.
25.10.2011-31.08.2012 – Lektor me kohë të plotë për lëndët: E Drejtë Penale e Përgjithshme, E drejtë Penale e Posaçme, E Drejtë e Punës, Procedurat Elektronike Zyrtare në universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës
2008-2011 – Përgjegjës Sektori i Administrimit të Ndërmarrjeve në Bashkinë e Tiranës
Për një periudhë 2 vjeçare – Avokat i liçencuar, në mbështetjen juridike për klientë të ndryshëm në fushën e të drejtës civile-private, penale, publike, tregtare dhe përfaqësimi i tyre në gjykatat e rrethit gjyqësor
2004 – Jurist në administratën publike, si Specialist/Jurist në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve e më pas si Specialist i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme
1999-2003 – Diplomuar Jurist në Fakulteti Drejtësisë, Universiteti Tiranë

Këtu janë vlerat që drejtojnë shërbimet tona

Përvoja

Mbi 15 vjet punë në çështjet e pronave, kështu që ju mund të ndiheni të sigurt se do të merrni këshilla ligjore cilësore.

Klienti-Parësor

Ne e vendosim klientin tonë në krye. Duke u mbështetur në këtë bindje dhe në njohuritë tona mbi ligjet, ne gjejmë zgjidhje që plotësojnë më së miri nevojat individuale të klientëve tanë.

Rezultate Superiore

Pavarësisht çështjes ligjore, ne punojmë pa u lodhur për të arritur rezultate të jashtëzakonshme për klientët tanë.